E RËNDË/ Gruaja shtatzënë vret djalin 2 vjeç dhe më pas veten

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një grua shtatzënë qëlloi me armë djalin e saj dhe më pas vrau veten.

Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçarja Elizabeth Lawley dhe djali i saj 2-vjeçar u gjetën të vdekur të mërkurën mbrëma brenda shtëpisë së babait të gruas.

Lawley ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Babai i Lawley ishte i pari që pa vajzën dhe nipin e tij të vdekur.

Fqinjët thanë se ai u kthye në shtëpi rreth orës 18:00 dhe mendoi se vajza dhe nipi i tij po flinin në dhomë.

Vetëm në orën 20:30 ai shkoi të kontrollonte se çfarë po bënin dhe gjeti trupat e tyre të pajetë.

“Në 19 vitet e mia të shërbimit në Shoshone County, nuk e kam parë kurrë komunitetin tonë kaq të thyer. Sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e vështirë për familjen, për zyrën tonë dhe për të gjithë qytetarët”, tha Sherifi Holly Lindsey për tragjedinë.

Ky nuk është rasti i vetëm i rëndë i ndodhur kohët e fundit në SHBA. Javën e kaluar, mjeku i Utah-s , Parth Gandhi vrau djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas veten brenda zyrës së tij.

Një rast tjetër ndodhi në Massachusetts, ku Lindsay Clancy e cila vuante nga depresioni pas lindjes, mbyti tre fëmijët e saj të vegjël.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *