E rëndë në Korçë, dhunuan baballarët e tyre, e pëson keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 27-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia Korcë, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj baballarëve të tyre.about:blank

“D. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se 27-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vijon puna për kapjen e E. G., , banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Po këta struktura, bëjnë me dije se një 23-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar.

“G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar, nëpërmjet një rrjeti social”, njofton policia.
Ndërsa një 45-vjeçar me iniciale K.M, banues në Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në dy objekte në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top