E rëndë në Pogradec, 70-vjeçari Kërcënon me Thikë katër të mitur

Jil
Jil
1 Min Read

Një i moshuar në Pogradec është nën hetim pasi kërcënoi me thikë katër të mitur.

Fëmijët ishin të moshave 14-16 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. S., 70 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka kanosur me mjet të mprehtë, për motive të dobëta, 4 shtetas të mitur, 16 vjeç, 14 vjeç, 15 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Pogradec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *