E rëndë në Sarandë/ U godit me thikë në qafë dhe shpinë,

Jil
Jil
1 Min Read

Një 37-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës ditën e sotme pasi ka marrë plagë të shumta thike në trup.

Mësohet se Leonard Poçi është plagosur me thikë në qafë, shpinë dhe duar, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalitë të Sarandës.

Raportohet se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së tij.

Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç.about:blank

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.about:blank

Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *