E rëndë në Tiranë. I riu hidhet nga kati i katërt i banesës.
Reth orës 12:45, në Allias, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij shtetasi E. O., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.