JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Tiranë, 49-vjeçari i hedh benzinë gruas 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 49-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka lagur në trup me lëndë djegësve veten dhe bashkëshorten.

Pas këtij momenti, policia sqaron se shtetasi me iniciale B.D., është arratisur me një automjet, duke u përplasur me një mur. Policia tha se 49-vjeçarit i gjeti edhe një armë zjarri.Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin R. F., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë aparatin celular dhe portofolin, një shtetaseje. – Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën “Konferenca e Pezës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top