Në vendin fqinj, zhduket 27-vjeçarja, familjarët dyshojnë

Jil
Jil
2 Min Read

Anastasia Rubinska quhet 27-vjeçarja e zhdukur në ishullin Kos në Greqi. Ajo punonte në restorantin e një hoteli.

Nëna e saj besoj se vajza është rrëmbyer dhe për ngjarjen është arrestuar si i dyshuar një 32-vjeçar nga Bangladeshi.
Gjurmët e Anastasias kanë humbur që nga e hëna e 12 qershorit. Vajza kishte kontakte të rregullta me familjen e saj. Të dielën në mbrëmje ajo foli me nënën e saj në telefon. Ky ishte edhe komunikimi i tyre i fundit. Që nga e hëna, telefoni i 27-vjeçares është joaktiv.

Sipas provave paraprake, shtetasi nga Bangladeshi dyshohet se ka përfituar nga gjendja e dehur e të resë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka rrëmbyer.

Ai ka treguar para autoriteteve se ka kryer marrëdhënie seksuale me Anastasian brenda dëshirës së saj dhe më pas e ka lënë në një ambient të jashtëm pranë shtëpisë së tij dhe është larguar.

Mirëpo, siç rezultoi, pas një hetimi të Policisë, në pikën e treguar nga bangladeshasi nuk u gjet asnjë gjurmë e vajzës , ndërkohë që as kamerat që ndodheshin aty nuk kishin asnjë lëvizje.

Dronët dhe qentë e trajnuar posaçërisht po “krehin” zonën për të gjetur ndonjë provë që do të çojë në identifikimin e të resë nga Polonia.
Ndërkohë, partneri i vajzës i cili ishte në dijeni që e dashura e tij ishte në gjendje të dehur i ka gjurmuar telefonin dhe nga momenti që ai kishte komunikuar me atë, brenda pak minutash vendndodhja kishte ndryshuar.

I bërë merak për situatën, polaku ka lajmëruar policinë për të denoncuar zhdukjen e saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *