Trembëdhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën në një shpërthim në një fabrikë të përpunimit të nikelit në Indonezinë lindore të dielën, thanë autoritetet.about:blank
Incidenti ndodhi në fabrikën e çelikut të pandryshkshëm PT Indonesia Tsingshan, e vendosur në Parkun Industrial të Indonezisë Moroëali në ishullin Sulaëesi, rreth mëngjesit të së dielës.
Sipas shefit të policisë Qendrore të Sulaëezit, Agus Nugroho, viktimat përfshinin tetë indonezianë dhe pesë punëtorë kinezë .
Zjarri është shuar më vonë në mëngjes. Hetimet fillestare sugjerojnë se shpërthimi ndodhi gjatë punës së riparimit të furrës.
Në janar, dy punëtorë, duke përfshirë një punonjës kinez, u vranë në një fabrikë të shkrirjes së nikelit në të njëjtin park industrial. Më vonë, në qershor, një zjarr në të njëjtën fabrikë vrau një dhe plagosi gjashtë të tjerë.