E rrallë! Roja i Mbretit në Britani thyen protokollin mbretëror

Jil
Jil
1 Min Read

Një roje i Mbretit ka thyer protokollin, duke lejuar një djalë të përkëdheli kalin e tij dhe të gjithë të pranishmit e kanë vlerësuar këtë moment të bukur.

Roli kryesor i rojes është të mbrojë rezidencën dhe familjen mbretërore por të dyja janë një atraksion turistik shumë i preferuar.

Zakonisht turistës i kalojnë limitet dhe kështu rojet duhet të bëjnë punën e tyre, duke zbatuar protokollin. Megjithatë, në një klip të publikuar në kanalin e Youtube, të gjithë të pranishmit janë gëzuar kur roja e ka afruar kalin pranë një personi, në mënyrë që ai ta përkëdhelte.

Fillimisht në video, djali shihet teksa dëshiron t’i afrohet kalit por duke mbajtur një distancë nga ai. Teksa djali respekton distancën, roja ia bën të ditur që ai mund ta përkëdheli kalin dhe të bëjë një foto me të dhe djali shihet shumë i lumtur pas këtij veprimi.

Bashkangjitur videos shruhet: “Cfarë veprimi i sjellshëm nga Roja i Mbretit ndaj adoleshentit. Roja e kuptoi që djali kishte dëshirë ta përkëdhelte kalin dhe menjëherë iu afrua. Moment që nuk do ta harroj kurrë”.

https://youtube.com/watch?v=FTny2edZ7x0%3Fsi%3DlRvSqEPc9KFz8uQD
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *