JiL.al - Jeto i Lumtur

E sulmoi peshkaqeni, vdes adoleshenti në Australi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

AUSTRALI- Një adoleshent humbi jetën për shkak të një sulmi nga peshkaqeni në një vend pushimi dhe surfing në Australinë Jugore. Sipas policisë, trupi u gjet në ujë pas sulmit, pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke.

Një banor vendas tha se sulmi i së enjtes ishte i pari rast fatal në resort për të cilin ai kishte dijeni. Por së fundmi në ujërat e Australisë Jugore janë regjistruar disa raste sulmi nga peshkaqenët . Plazhi Ethel ka një shtrirje 400 metra i gjatë i njohur nga sërfistët dhe turistët, me valë mesatarisht 1.5 metra. Banori lokal Marty Goody, i cili ka bërë sërf në zonë për dekada, tha se viktima mund të ketë qenë rreth 30 deri në 40 metra larg bregut.

Sipas tij, zona ka qenë përherë e populluar nga peshkaqenët, por duket se janë shtuar së fundmi. Në maj, një sërfist u sulmua në Gadishullin Eyre, dhe në shkurt, një vajzë u godit nga një peshkaqen në një lumë në Perth, kryeqyteti i Australisë Perëndimore. Australia njihet për numrin e lartë të sulmeve nga peshkaqeni në rang botëror. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një rritje e sulmit të peshkaqenëve nuk do të thotë domosdoshmërisht një rritje në numër.

Scroll to Top