JiL.al - Jeto i Lumtur

“E tmerrshme çfarë Mund të ndodhë në

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe katër emisarët e shteteve perëndimore, theksuan dje në Prishtinë, nevojën që Kosova ta themelojë pa vonesa Asociacionin e komunave me shumicë serbe.about:blank

Analisti Gazmir Raci në një intervistë televizive theksoi se emisari i BE-së nuk është treguar transparent me atë që ndodhi në mbledhje.

Mes të tjerash ai shtoi se ka pas paralajmërime se në Veri dhe në brendësi të Kosovës ka grupe që mund të jenë të rrezikshme për vendin dhe për popullsinë.

“Nuk e dimë se çfarë sollën këto emisarë, a sollën një plan të ri të sekuecimit, Nëse kemi një plan të ri sekuecimit siç ka qenë para 24 shtatorit nuk mendoj se kemi progres. Nëse kemi një plan të sekuecimit që po flitet jo zyrtarisht që mund të jetë nisje e zbatimit të planit franko-gjerman në mënyrë paralele duke filluar nga çështjet kryesore. Këtë do të duhet të na e shpjegonte përfaqësuesi i BE-së, i cili ka mungesë të transparencës.  Ndërmjetësi duhet të tregonte diçka për publikun, nuk po them që të hapte dokumentet. Do të duhej të ishte i qartë, dhe për grupet që mund të jenë në terren.about:blank

Pas datës 24 shtatorit është paralajmëruar se ka ende disa celula të këtyre grupeve në pjesën veriore. Por dhe në pjesën jugore në brendësi të Kosovës është një rrezik potencial që të hakmerren ndajinstitucioneve të sigurisë së Kosovës, si rasti në Pejë në kohën e luftës”-tha ai.

Scroll to Top