“E treta me acid”, u gjet e murosur pasi e vrau nga i dashuri italia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Trupi i gjetur i murosur në apartamentin në Torremolinos i përket Sibora Gaganit, e cila u zhduk 9 vite më parë në Spanjë.

ADN-ja ka konfirmuar se viktima është e reja shqiptare që u vra nga i dashuri i saj italian.

Familja e saj ka kërkuar drejtësi por edhe ndihmë për ta rikthyer trupin e Siborës në Itali për ta varrosur atje.

Shpenzimet e riatdhesimit janë shumë të shtrenjta dhe avokatët e nënës së Siborës e cila nuk i ka humbur kurrë shpresat për të gjetur vajzën e saj po shqyrtojnë mundësinë për të kërkuar ndihmë nga Bashkia e Nettuno.

Sibora Gagani, ishte 22-vjeçe kur u zhduk 9 vite më parë. Lajmi i fundit i marrë nga e viktima me origjinë shqiptare daton në korrik të vitit 2014.

Nëna, Elisabeta Shahini nuk i humbi kurrë shpresat për ta gjetur. Më 17 maj të këtij viti, ngjarja mori kthesës.

Vrasësi i dyshuar i Siborës, Marco Gaio Romeo, tashmë i arrestuar për vrasjen e ish-partneres së tij Paula çoi hetuesit spanjollë në banesën ku kishte fshehur kufomën e të resë.

Synimi i familjes është që eshtrat e vajzës të kthehen sa më shpejt në Itali dhe të mbajnë ceremoninë e varrimit.

Por kostot ligjore për kthimin e trupit janë shumë të shtrenjta dhe nëna e Siborës, nuk ka para të mjaftueshme për t’i përballuar.

“Trupin e treta me acid”

Trupi i shqiptare është gjetur në një kuti druri e murosur në murin e banesës ku jetonte me të dashurin e saj.

Ajo dyshohet se u godit me thikë pas shpine nga italiani. Ai ka rrëfyer krimin 9 vite pas zhdukjes së të resë, pasi u arrestua nga policia për vrasjen e nënës së djalit të tij.

Marco Gaio Romeo ka rrëfyer se trupin e saj e kishte tretur me acid duke treguar edhe vendin ku ndodhej.

Policia spanjolle kishte kontrolluar vazhdimisht apartamentin ku Sibora dhe Marco kishin jetuar por nuk kishin gjetur asgjë. Trupi i Siborës ishte fshehur mirë brenda një kutie druri mes mureve të shtëpisë.

Scroll to Top