E trishtë për një familje shqiptare në Itali/18-vjeçari shkoi të flinte gjumë

Jil
Jil
2 Min Read

ITALI- Momente të trishta për një familje shqiptare në Itali.

Një 18-vjeçar ka shkuar që të flinte dhe nuk u zgjua më. Ngjarja e rëndë ka ndodhur Pistoia në Itali, kur për shkaqe ende të paqarta, i riu u gjet i vdekur në shtratin e tij. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të vdekur Daniel Recin, shkruan “La Nazione”.

Zemra e tij kishte pushuar së rrahuri, dhe familjarët nuk mund të bënin më asgjë për të. Karabinierët kanë nisur hetimet. Trupi i pajetë u transportua në spitalin San Jacopo, ku do të caktohet autopsia, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

Daniel Reci ishte larguar nga vendlindja e tij me shpresën për një të ardhme më të mirë, dhe kishte mbërritur në Itali në maj të vitit 2022 kur ishte ende shtatëmbëdhjetë vjeç. Kohët e fundit ajo që e shqetësonte Danielin ishte mbi të gjitha aftësia për të arritur pavarësinë ekonomike, duke gjetur një punë të qëndrueshme.

Me arritjen e moshës madhore në tetor 2022, ai kishte arritur ndërkohë bashkimin e familjarëve të tij, të cilët mundën t’i bashkoheshin në Itali dhe që nga dhjetori jetonte me nënën dhe vëllain e vogël në të njëjtën shtëpi në Pistoia. Lajmi tragjik u përhap menjëherë në komunitetin shqiptar të Pistoias.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *