JiL.al - Jeto i Lumtur

E TRISHTË/ U godit 26 herë me th*kë nga i moshuari, fjalë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mami jam mirë”, këto ishin fjalët e fundit të djalit 6-vjeçar nga Palestina, i cili u godit me thikë nga një 71-vjeçar në Çikago të dielën.

Ditën e djeshme, qindra njerëz morën pjesë në funeralin  e fëmijës për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit. Policia thotë se i vogli Wadea al-Fayoume u sulmua nga 71-vjeçari Joseph Czuba sepse ishte mysliman.

Autori duket se ka qenë i ndikuar nga lufta Izrael-Hamas. Gjatë sulmit të tmerrshëm, fëmija 6-vjeçar u godit 26 herë me thikë, ndërsa nëna e tij u plagos rëndë dhe ndodhet në spital.

Me lot në sy, xhaxhai i Wadeas, Mahmoud Yousef, foli para kamerave në një konferencë për shtyp para funeralit, duke thënë: “ Ai është një fëmijë 6-vjeçar. Si çdo 6-vjeçar tjetër, atij i pëlqen të luajë me lodra. Unë thjesht dua t’i them gjithë botës se ne jetojmë në një vend të quajtur SHBA. Ne nuk jemi në luftë dhe nuk do ta sjellim luftën këtu”.

“Jam e shokuar, por jo e befasuar”, tha Sadia Nawab, nënë e tre fëmijëve që jeton pranë xhamisë.

Ne jemi të shqetësuar për fëmijët tanë dhe jemi më shumë të shqetësuar për fëmijët e pafuqishëm në mbarë botën.”

Sipas informacioneve djali dhe nëna e tij jetonin në një shtëpi me qira në pronësi të Czuba.

“Ai ishte miqësor me gjithë familjen, por sidomos me fëmijën, të cilin e trajtonte si nip. Ai i solli dhurata dhe disa lodra”.

Wadea ishte një fëmijë që “e donte shkollën, mësuesit, nënën dhe jetën e tij. Ai sillej si një gjashtëvjeçar normal, gjithmonë i buzëqeshur”.

Xhaxhai i djalit, Mahmoud Yousef, gjithashtu tha: “Kur Wadea u godit me thikë, fjalët e tij të fundit për nënën e tij ishin: “Mami, unë jam mirë”.

Prokurori tha se pronari ishte i zemëruar me nënën e Wadeas “për atë që po ndodhte në Jerusalem”.

“Ajo iu përgjigj: “Le të lutemi për paqe”. Më pas 71-vjeçari e ka sulmuar me thikë”.

Scroll to Top