E vërtetuar: Meshkujt gënjejnë gjithmonë për numrin e të dashurave që kanë pasur

Jil
Jil
2 Min Read

Vjen një kohë në një lidhje kur pyetja se me “sa partner/partnere keni fjetur”? vjen në një bised.

Mesatarisht burrat kanë më shumë apo edhe kanë pasur në të kaluarën më shumë partnere sesa gratë, mirëpo ekziston edhe një mundësi e madhe se burrat kanë tendencë të ekzagjerojnë rreth kësaj pyetje, transmeton lajmi.net.

Një studim i ri ka treguar se meshkujt kanë tendencë të e rritin numrin e partnereve  dhe kjo është arsyeja se pse numri i tyre e tejkalon atë të grave.

Në anën tjetër, gratë mundohen të kujtojnë numrin e saktë e partnereve që kanë pasur në të kaluarën.

Hulumtuesit nga Universiteti Glaskovit kanë vendosur të hulumtojnë pabarazinë midis numrit të partnerëve seksual që burrat dhe gratë pretendojnë që i kanë pasur në të kaluarën.

Dhe me këtë hulumtim ata kanë ardhur në përfundim se ekzistojnë 3 arsye kryesore se pse burrat e anketuar në hulumtim kanë pasur dyfishë më shumë partnerë sesa gratë.

E para, është se burrat kanë një tendencë më të madhe për raportuar ‘vlera ekstreme’, kështu që ata më mirë rritin numrin e partnerëve sesa të japin një shumë të caktuar.

Së dyti, gratë kanë preferuar të llogaritin numrin e saktë të partnerëve dhe kjo është arsyeja se pse përgjigjet e tyre kanë qenë më të sakta.

Dhe së fundi, u zbulua se burrat dhe gratë kishin qëndrime dhe përceptime të ndryshme rreth marrëdhënieve seksuale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *