JiL.al - Jeto i Lumtur

E zuri poshtë tarraca e shtëpisë së tij, ndërron jetë 55-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eshtë identifikuar personi që ndërroi jetë ditën e sotme në Qerret, pasi mbeti poshtë rrënojave.about:blank

Mësohet se viktima është Shaban Shehu, i cili ishte dhe pronari i ndërtesës ku u shemb tarraca, në fshatin Katund i Ri.

Pronari i banesës, bashkë me fqinjin e tij, 27-vjeçarin me inicialet A. R., ishin duke shembur tarracën, kur diçka nuk ka shkuar siç duhej dhe i ka zënë poshtë. Fqinji 27-vjeçar ndërkohë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Qerret, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Scroll to Top