Edi Ramës i plas skandali erotik në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministrit Edi Rama i ka plasur një skandal erotik, pasi kryetari i Bashkisë, Safet Gjici është filmuar, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij. Në videon e gjatë më shumë se 2 minuta të shpërndarë dje në media, duket data 6 qershor 2023 ndërkohë që ajo është shpërndarë dje paradite në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, SPAK në orën 13:00 SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj kryebashkiakut 51-vjeçar që mori mandatin e dytë më 14 maj 2023. Një nga akuzat për të cilën mund të akuzohet është marrëdhënie seksuale apo homoseksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të kodit penal ai rrezikon 3 vite burg.

Gjici jep dorëheqjen, por s’mjaftohet por e shkarkon

Por ndryshe nga sa njoftoi ish-kryetari Safet Gjici, se ka dorëzuar dorëheqjen, në fakt qeveria bëri me dije se e ka shkarkuar. “Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kukësit”, tha ministrja Delina Ibrahimaj. Në orën 14:00 Safet Gjici shkroi në rrjetet sociale se ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Kukësit. Dorëheqjen zgjodhi ta bëjë përmes një postimi në rrjetet sociale duke e nisur me një ndjesë publike dhe akuzuar se ra në kurthin e kundërshtarëve politike. “Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rrash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkroi Gjici.

Reagon “Rithemelimi”

Ndërkohë, Rithemelimi ka reaguar pas videos skandaloze, ku Safet Gjici kryente marrëdhënie intime në zyrën e tij. Rithemelimi i bën thirrje Ramës që të shpallet sa më parë ditën e zgjedhjeve.“Video e publikuar që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të. Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit. Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind. Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat”, thuhet në reagim. Rithemelimi thekson se Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të prodhonte trashëgimi tjetër .“Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”. Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të prodhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës”, thuhet në njoftimit e Rithemelimit. Ndër të tjera, thuhet se Rama duhet të njoftojë Presidentin që të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. “Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi”, thuhet në njoftimit e Rithemelimit

PL: Kjo është fytyra e vërtetë e Ramës

Nga ana tjëtër, skandali seksual i Safet Gjicit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit i publikuar në media ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Mirëpo, nuk kishte si të mungonin reagimet e ashpra edhe nga deputetët e opozitës, të shprehet se kjo është fytyra rilindase e Edi Ramës. Deputeti demokrat Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale ngre pyetjen se kush po i ruan videot e kryeministrit Edi Rama.“Po videot e Ramsit , kush i mban në ruajtje?’, shkruan Paloka. Në lidhje me skandalin ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ku shprehet se kjo është fytyra e qelbur rilindase e zgjedhjeve të 14 majit të Edi Ramës.“Kjo është fytyra e qelbur rilindase e zgjedhjeve të 14 majit të Edi Ramës! Fushata e Edi Ramës “Vetëm përpara, ta hongsha zemrën” i ktheu zyrat e shtetit në kuplara, bordello dhe shtëpi publike. Dhe kanë surrat dhe flasin për fitore këta bastardë, që janë turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi”, ka shkruar Vasili.

Scroll to Top