Eduard Kuçi ka shkaktuar reagime të shumta për bisedën që ka pasur me Drilonin, ku protagoniste ishte Sara.
Pasi u shfaq klipi brenda shtëpisë së BBVK-së, ai e ka sqaruar edhe njëherë situatën për banorët.
“Unë 100 herë i kam thënë edhe Drilonit, edhe para Sarës. Unë i kam thënë ‘Drilon në qoftë se ki pëlqim të vërtetë afroje qikën’. Në qoftë se don me lu lojë me to [atë send që e pata në dorë, ka qenë Sara] afroje Sarën nëse don me lu me to, me bo naj lojë, ose shou, për çka jemi brenda, merre luaj me to edhe largoje përsëri. Por më ka thënë që ‘nuk jam asi tipi, dhe nuk mund ta bëjë atë’”, ka deklaruar Edi.
Ndërsa sa i përket termit ofendues që përdori kundrejt Sarës, duke e quajtur “ku***” [në gjuhën gjermane], Edi pohoi se nuk ia kishte idenë se nga i kishte ardhur.
I kam kërkuar falje, ja zgjata dorën. Unë shaj shumë jashtë, mu m’kanë mbet do fjalë. M’ka rrëshqit goja, veçse po më vjen çudi pse Sarës ja kam thënë. Se unë për Sarën i kam folë mirë Drilonit. Sara është femra më e distancuar në shtëpi prej djemve”. Më intereson se pse Sarës ja kam thënë. Por i kam thënë Sarës edhe nëse s’kishe qenë ti të kërkoj falje”, deklaroi ai.