Vrasja e dyfishtë në Laç/gjykata e kurbinit jep burg përjetë

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Kurbinit, e cila dënoi me burg përjetë Eduart Lamajn, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinitabout:blank


Ndërkohë po ashtu u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj”, me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.


Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ndodhen në arrati.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *