Ish-banorja e “BBV2”, Efi Dhedhes ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në ”Top Arena”.
Aty ka folue rreth jetës së saj profesionale, private dhe rreth marrëdhënies së saj me disa emra të njohur të botës së showbiz-it.
Siç e dimë, Efi ka qenë pjesë e një videoklipit të rap-artistit Mozzik ku fillimisht dyshja u duk të kishte një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.
Efi shprehet se të gjitha lajmet janë të pavërteta, ndërsa sa për unfollow-n në Instagram, Efi zbulon se Mozzik mban vetëm vajzën e tij follow dhe askënd tjetër.
Alesia Bami: A është e vërtetë që t’i dhe Mozzik nuk flisni?
Efi: Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim.
Alesia Bami: Kanë dalë disa fjalë që Efi nuk flet me Mozzik. Pastaj kanë thënë që të kanë bërë unfollw.
Efi: Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.
Alesia Bami: Je penduar që ke marrë pjesë në klipin e tij apo jo?
Efi: Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.