Egli dhe Gjesti sërish bashkë? Ja detaji që ngriti dyshimet

Jil
Jil
2 Min Read

Gjesti dhe Egli, dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, kanë qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, mes zërave për ndarje dhe ribashkim.

Vetëm pak javë më parë, ata hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke dhënë sinjalin e qartë se gjithçka mes tyre kishte marrë fund. Ky veprim u interpretua nga fansat si fundi i marrëdhënies së tyre, duke i dhënë fund çdo dileme për statusin aktual të çiftit.

Megjithatë, një detaj i fundit ka ndezur sërish zërat se mos ka ndodhur një ribashkim i të dyve.

Egli dhe Gjesti sërish bashkë? Ja detaji që ngriti dyshimet

Në rrjete sociale, Egli publikoi një fotografi ku shihet me një byzylyk elegant në dorë. I njëjti aksesor është parë edhe tek Gjesti, gjë që ka bërë ndjekësit të mendojnë se mes tyre ka ende një lidhje të veçantë.

Egli dhe Gjesti sërish bashkë? Ja detaji që ngriti dyshimet

Ky detaj i vogël por shumë domethënës ka mjaftuar që ndjekësit të hapin sërish diskutimet, duke hedhur dyshime se pavarësisht “unfollow”-it dhe krizave, mes Gjesti dhe Eglit mund të ketë ende diçka të pathënë.

Nuk ka ende një reagim nga të dy, por duket se historia e tyre vijon të mbetet një ndër më të përfolurat edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania