Egli ka blerë ndjekës në “Instagram”? Eksperti i IT-së sqaron…

Editor
1 Min Read

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”.

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’.

“Kjo gjë nuk është se prehet me thikë, edhe mund t’i kenë blerë por edhe mund të jetë një sulm për këtë gjë. Në datën 6 mars Eglit i janë shtuar 21 mijë ndjekës dhe vetëm në një ditë më 7 mars i janë shtuar 53 mijë e 397.

Kjo gjë ka zgjatur 4 ditë, më 8 mars i janë shtuar 22 mijë. Në total i janë shtuar gati mbi 150 mijë ndjekës. Egli në datën 5 mars ka qenë me 187 mijë ndjekës dhe befas pikun e ka arritur më 15 mars me 352 mijë ndjekës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al