Çfarë ndodhi? Egli përlotet teksa qëndron në oborr

Editor
1 Min Read

Mbrëmjen e sotme është gjysmëfinalja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Deri më tani dihen vetëm emrat e dy banorëve që janë në finalen e madhe, e cila do të mbahet më 19 prill.

Rozana Radi është finalistja e parë, e cila doli gjatë një televotimi kokë më kokë me Gerta Gixharin.

Ndërkohë Laert Vasili u shpall finalisti i dytë pas një televotimi me Egli Takon.

Kjo e fundit është përlotur ditën e sotme teksa qëndronte vetëm në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nuk dihet arsyeja që është përlotur, por kujtojmë se rrugëtimi i Eglit në “Big Brother VIP 4” ka qenë me momente shumë të bukura, por nuk kanë munguar as debatet e ashpra dhe me tone të larta me banorët e tjerë.

Kujtojmë se Egli është në televotim së bashku me Jozin, Loredanën, Danjën, Gertën dhe Gjestin për garën për dy finalistët e tjerë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al