Egli “thumbon” me humor: “Pa burrë gjithë jetën” – Fansat e Gjestit shpërthejnë në kritika

Jil
Jil
1 Min Read

Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka ndarë një video të prapaskenave nga përgatitjet e këngëtares Egli për koncertin e saj të parë. Videoja, që duket se është xhiruar mes entuziazmit dhe atmosferës pozitive, ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet.

Në një moment të videos, Egli dëgjohet duke pyetur me humor: “A ju ngjan me dikë?”, ndërsa shfaqet në ekran Labubu. Kjo ka mjaftuar që një pjesë e fansave të Gjestit, ish-partnerit të saj të përfolur, të reagojnë me kritika, duke aluduar se mund të jetë një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj tij.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është një tjetër frazë e Eglit në video: “Pa burrë gjithë jetën.” Komenti u interpretua si një deklaratë ironike për statusin e saj aktual dhe mungesën e angazhimit romantik, në një kohë kur fokusi i saj duket se është vetëm te karriera.

Me sa duket, këtë verë Egli ka zgjedhur të lërë pas çdo dramë personale dhe të përqendrohet në muzikë dhe performanca. Dashuria mund të presë, por skena jo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania