
Egli dhe Loredana kanë biseduar sot për planet e tyre pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Egli është shprehur me bindje se Gjesti do të shkojë e të qëndrojë në Prishtinë dhe shton se nuk e ka në plan që t’a ndjekë.
Ndërkohë ajo pyet Loredanën nëse do të qëndrojë në Shqipëri dhe ajo u përgjigj ‘po, besoj se po’.
Më pas Loredana u shpreh se ajo është nga ato shoqet që nëse e merr në telefon në 4 të mëngjesit, ajo zbathur del dhe mbaron punën që i kanë thënë.
A është Gerta në listën e saj? Amber mendon se dy banorët që shkojnë në finalen e BBV 4 janë…
Pjesë nga biseda:
Egli: Po në Prishtinë do rrijë ai. As se kam në plan, të shkatërrohem unë, të ndjek atë nëpër Prishtinë?
Loredana: Duhet t’a paguajë, më fal
Egli: Unë do kem rrugë patjetër, do më çojë puna andej, e di se do shkoj shpesh në Kosovë.
Loredana: Unë jam ajo shoqja që merret me këto punë zakonisht.
Egli: Ti këtu do jesh apo jo?
Loredana: Po, besoj se po
Egli: Perfekt
Loredana: Unë jam ajo që është për t’u bërë kjo punë, duhet kryer kjo punë
Egli: Je kështu që ti biesh telefonit, vjen
Loredana: Po, 4 të mëngjesit zbathur
Egli: Edhe unë ashtu jam
Loredana: Vetëm më thuaj ça është për t’u bërë dhe e bëhet
Egli: Vdeksha unë, edhe unë ashtu jam, kur të mi biesh
Loredana: Kështu kam qenë gjithmonë, po më pëlqen aventura, aksionet
Egli: Imagjino nga Tirana atje, e merr në telefon e pyet ku je, me shkuar me e verifikuar, për dy orë e gjysmë ka mbaruar, ka ikur në shtëpi
Loredana: Nejse, gjithmonë në kohë je për t’a kapur aty mat
Egli: Ju jeni të dy këtu, nuk besoj se Jozi do ikë.