A keni menduar ndonjëherë se pozicioni në të cilin flini gjatë natës mund të ndikojë në cilësinë e jetës tuaj? Sipas ekspertëve, përveç orëve të rregullta të gjumit, mënyra se si qëndroni shtrirë në shtrat ndikon në shumë faktorë, nga shëndeti i trupit tek bukuria.
Pozicioni juaj i gjumit ndikon ndjeshëm dhe në rrudhat që shfaqen. Dr. Beth Goldstein thotë: “Lloji më i zakonshëm i rrudhave janë rrudhat dinamike të shkaktuara nga tërheqja e muskujve me lëvizje të përsëritura, por rrudhat e gjumit funksionojnë me një mekanizëm tjetër.”
Goldstein shprehet se rrudhat shfaqen sepse fytyra shtypet pas jastëkut. Shtrirja me fytyrë poshtë ushtron presion në lëkurë. Edhe pse lëkura, e cila ka kolagjen të lartë kur është e re, eliminon efektin e këtij presioni në një kohë të shkurtër, gjumi në një pozicion të tillë ndërsa rriteni shkakton rrudha.
Përveç shëndetit të lëkurës, duhet të gjeni pozicionin tuaj ideal të gjumit për të mos vuajtur nga dhimbjet e shpinës dhe belit dhe për të mos shkaktuar çrregullime të qëndrimit. Pozicioni i duhur i gjumit sigurisht që mund të ndryshojë nga personi në person.
LIFE STYLE
Jeto I Lumtur.al