Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Jil
Jil
2 Min Read

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, tha se anulimi i Defender 2023 në Kosovë nuk është një masë e SHBA-së  kundër Kosovës.

Sipas tij anulimi i stërvitjes ka qenë një masë e detyruar për shkak të tensioneve në veri të vendit, pasi ajo është e kushtëzuar nga rrethanat dhe në Kosovë nuk mund të flitet për stërvitje ndërkohë që ka një konflikt të hapur.


“Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në veri, komanda e KFOR-it, komanda  e NATO-s në Kosovë, ka kërkuar në radhë të parë që forcat operacionale në rajon të NATO-s si Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia ndoshta dhe Greqia të bëjnë një shtesë prej 800 trupash. Kjo është një kërkesë që bëhet në rast emergjencash nën koordinimin e NATO-s në Napoli.

Në kushtet që ka një destabilizim në veri, vëmendja nuk është te vazhdimi i stërvitjes, por te stabilizimi i gjendjes së Kosovës. Ajo që ka bërë NATO nuk është vendim i amerikanëve kundër Kosovës, por një vendim i detyruar i KFOR-it, këtë e ka sjellë situata jo qeveria e Kosovës. Duhet ta sqarojmë se nuk ka një vendim kundër Kosovës, por anulimi i Defender është një vendim i detyruar”,-tha Ilir Kulla për Euronews Albania.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *