JiL.al - Jeto i Lumtur

Eksperti i IT: Ja si po mashtrohet dhe sa lekë po paguhen për Luizin dhe Benet Becin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka zbuluar se këngëtari Luiz Ejlli, rrëfimin mbi jetën e tij e ka bërë 10 ditët e fundit para se të transmetohej në natën e spektaklit të së shtunës së kaluar.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, Progni shkruan se propaganda, mashtrimi dhe Aktivisti kanë hyrë në “Top Channel”, ku njësoj siç bëjnë “like” e komente false, manipulojnë nëpërmjet një personazhi duke shkelur kontratën që kanë firmosur me konkurrentët.

Sipas Prognit, Luizi e ka rixhiruar klipin dhe e gjithë skema është bërë për të promovuar Benet Becin.

“Ja si propaganda, mashtrimi, aktiv1sti ka hyre dhe ne ‘TOP Channel’, ashtu sic bejne like e komente fallso, sajojne dhe manipulojne nepermjet nje personazhi (bravo i qofte qe u be i famshem) te shkelin rregullat e lojes, te shkelin kontraten qe kane firmosur me konkurentet dhe te nderhyjne ne zgjedhje me mashtrim, duke dhene informacion nga jashte. E mbani mend Luizin pa filluar fushata? Po pasi filloi fushata ? E degjuat si tha ne pershkrimin e jetes ‘mendoja qe sdo e jepnit kurre videon’.

Nderkohe ja ku keni dy prova qe kjo ka ndodhur 10 ditet e fundit, e gjithe skema sesi te promovohet Benet Beci (super hajduti i KESH dhe super hajduti i fondit te zhvillimit – do nxjerr dhe fakte me vone se mi kane lene amanet! ) me daten 19-20 prill i vjen bluze e re Luizit si ne foto, te njejten bluze ka te video e historise se jetes.

Pra eshte xhiruar ne me pak se 10 dite. Gojet e liga brenda TV thone qe ai ka marre dhe 100k per nje emer, thone qe edhe e ka ri-xhiruar klipin, kte se vertetojme dot se ska guximtare akoma qe flasin.

Por nje gje eshte e sigurte qe ska Luiz qe i ndikon Shkodranet te jene kunder Komunizmit !”, shkruan Progni.

Scroll to Top