Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë i tha gruaja Macronit pas “shuplakës” – nuk duket sikur po bënin vetëm shaka

Jil
Jil
3 Min Read

Në një video që është bërë virale, Brigitte duket se e godet lehtë në fytyrë presidentin, dhe kjo ka ngjallur debat të gjerë. Portali britanik Express ka angazhuar madje edhe një ekspert të leximit të buzëve për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shaka mes çiftit, apo diçka më shumë.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Hanoit, në nisje të turneut aziatik të Macron. Në video, shihet momenti kur dera e avionit hapet dhe presidenti ende ndodhet brenda. Në një çast të papritur, ai duket se merr një goditje të lehtë në fytyrë nga Brigitte.

Macron tentoi ta zbusë situatën me një koment për gazetarët: “Po ngacmohesha e po bëja shaka me bashkëshorten time, por videoja është kthyer në një lloj katastrofe gjeoplanetare. Në një botë si kjo ku jetojmë, nuk kemi kohë për të humbur me tema të tilla”.

Për të verifikuar nëse kjo ishte vërtet një shaka, siç pretendoi Macron, portali Express kërkoi ndihmën e një eksperti të lexim-buzëve, i cili analizoi komunikimin mes çiftit në video.

“Ndërsa dera e avionit hapet, shihet presidenti Macron duke u kthyer nga Brigitte. Në një moment të papritur, ajo e shtyn lehtë në fytyrë. Kur kupton se dera tashmë është hapur dhe stafi po i shikon, Macron duket në siklet dhe ngre dorën me një përshëndetje të sforcuar: ‘Bonjour’ (Përshëndetje)” – tha eksperti për Express.

Sipas tij, Macron u përpoq të përmirësonte atmosferën duke i zgjatur dorën bashkëshortes së tij, por ajo nuk ia pranoi.

“Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet për parmakun. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë’” – pretendon eksperti.

Macron më pas, sipas leximit të buzëve, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë: “Të përpiqemi, të lutem?”

Përgjigjja e Brigitte-s është e shkurtër: “Jo.” Ndërkohë, presidenti e përfundon bisedën me një shprehje fytyre të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” – që përkthehet: “E kuptoj”.

Ky moment, i regjistruar në nisje të turneut të presidentit në Azinë Juglindore, u bë shpejt temë diskutimi në Francë dhe më gjerë. Mediat ndërkombëtare nuk vonuan të raportojnë mbi këtë situatë të pazakontë mes çiftit presidencial francez, duke ngritur pyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania