Spektakli filloi me energji e valle – Ledioni, Arbëri e Neda vallëzuan

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother e hapi natën me këngën “Anxiety” të Doechii, një hit viral që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte koreografia e frymëzuar nga Prince of Bel-Air, një performancë e veçantë që shtoi atmosferën festive në studio.

Në këtë kërcim të fuqishëm u bashkuan edhe opinionistët Neda dhe Arbri, të cilët surprizuan publikun me lëvizjet e tyre energjike.

Gjithashtu, në skenë u rikthyen të gjithë ish-banorët, duke e bërë hyrjen edhe më madhështore.

Por kulmi i performancës ishte kur Ledioni hyri në skenë duke kërcyer, duke dhuruar një moment spektakolar dhe duke ndezur edhe më shumë publikun.

Ky fillim dinamik dhe plot gjallëri premton një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe emocione të forta.

Scroll to Top