Një nga personat në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt është Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike.
Ai është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës. Eltoni dhe Klodiani deklaruan se nuk kanë asnjë lidhje me ekzekutimin e biznesmenit 51-vjeçar.
Ata thanë se janë të gatshëm të dëshmnojnë në Shqipëri për dosjen e manipuluar ndaj familjarëve të tyre.
“Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo çka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë shetim të ngjarjes deri në fund. Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërrret për hetim ne vijmë menjëherë”, deklaruan ata për Revieë.
Mes personave në kërkim, përveç Haxhias, janë një person me shtetësi portugeze, i dyshuar kryesor si vrasësi i Nukulajt dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, tha në deklaratën për mediat se motivet e ngjarjes lidhjen me gjakmarrjen dhe se po punohet me partnerët për arrestimin e personave të përfshirë.
- Më të lexuarat
- “Nderpriteni PRIME…”, Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllin: Kam qarë 6 ditë rresht
- Cpo ndodh ne BBV? Situate e frikshme, kjo banore ne gjendje te rende
- Nga ‘miqësia’ me Olta Gixharin e deri tek Luizi, Kejvina Kthella flet për…