Ekzekutoi shokun për paratë e drogës në Selanik, zbulohet

Jil
Jil
1 Min Read

Leonard Refik Kurti është 45-vjeçari nga Elbasani, i cili sot u paraqit para gjykatës Greqi për shkak se para disa ditësh ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po ashtu nga Shqipëria.

Kurti është dorëzuar ditën e djeshme te autoritetet greke dhe ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, ishin konfliktuar në lidhje me një sasi parash.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.about:blank

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *