JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ndodh në Elbasan? Bien në pranga 2 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.about:blank

Shtetasi M.S., 62 vjeç, banues në Elbasan u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai akuzohet se më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A.

Scroll to Top