Elia Zaharia sqaron pse mban ende mbiemrin Zogu: Kam mbi dy vite që përpiqem…

Jil
Jil
1 Min Read

Elia Zaharia ka reaguar pas pyetjeve të shumta mbi përdorimin e mbiemrit “Zogu” në rrjetet sociale, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga divorcimi i saj nga Princ Leka. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjet, ajo shpjegoi se bëhet fjalë për një çështje krejtësisht teknike, të cilën ka tentuar ta zgjidhë për një kohë të gjatë, pa sukses.

“E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim”, u shpreh Zaharia.

Ajo shtoi se në çdo aktivitet profesional përdor gjithmonë mbiemrin Zaharia, dhe se për momentin përdorimi i “Zogu” mund të shihet thjesht si një referencë për vajzën e saj, Geraldinën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania