JiL.al - Jeto i Lumtur

Elvana Gjata “reagon” për herë të parë pas nisjes së hetimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndonëse SPAK nisi sot hetimin pasuror ndaj saj, Elvana Gjata vazhdon koncertet e pashqetësuar.

Një orë më parë këngëtarja ka bërë reagimin e saj të parë pas lajmit, se SPAK nisi hetim pasuror në lidhje me përgjimet e grupit të strukturuar kriminal në aplikacionin SKY ECC,  pasi emri i saj është përfolur në një transfertë të një shume marramendëse parash.

Elvana ka publikuar një Insta Story në Instagram, ku njofton se  sonte do të jetë në një koncert në Gjermani.

Emri i Elvanës është përmendur gjatë një komunikimi që Erzen Breçani ka bërë me djalin e tij , Eralbin. Në këtë pjesë të zbardhur ish-drejtori i Policisë së Tiranës i thotë të birit se kishte folur me Ervinin dhe ky i fundit do i transferonte 500 mijë eruo borxh me llogarinë e Elvanës.

Si duket Mata përdorte llogarinë e ish-partneres së tij për të kryer transaksionet. Sipas dosjes hetimore mësohet se Erzen Breçani ka marrë në dorë aparatin telefonik me SkyEÇ me përdorues KOB9EP më 18 gusht 2020 në orën 00:00:39. Ai më pas i ka dërguar një mesazh zanor Ç4RE2 duke i thënë:about:blank

Erzeni: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 Erzeni ka komunikuar me djalin e tij, Eralb Breçanin, të cilit i ka treguar ëpr aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ që ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.about:blank

Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, mirëpo Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.about:blank

Elvana Gjata “reagon” për herë të parë pas

Babë e bir shkëmbejnë mesazhet:

Erzeni:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…

E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..

Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit….

I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…”

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”.

“Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

 Elvana Gjata, këngëtarja e njohur shqiptare u përfol në tetor 2018 për ngjarjen e  ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato së bashku me Ervis Martinaj.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinajt e Laert Hato. Ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar dhe të frekuentuar nga të rinjtë. Raportohet se Fabiol Gaxha ka qenë truprojë e Ervis Martinajt, një prej personave të plagosur në këtë ngjarje që tronditi atë kohë Tiranën. Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda në lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt. Mervjol Bilo, pjesë e Forcave Komando, dyshohet si personi që ka qëlluar me armë në sherrin mes dy grupeve në zonën e ish-bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, ku viktimë mbeti Gaxha. Komando mësohet se ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.

Scroll to Top