JiL.al - Jeto i Lumtur

Emërimi i katër anëtarëve të familjes së deputetes së PS në Prokurori, kreu i KLP-së bën deklaratën e fortë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kreu i Këshillit të lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka komentuar ermërimin e katër anëtarëve të familjes së deputetes së PS, Ermonela Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Nga foltorja e Kuvendit, ai iu drejtua akuzave të opozitës se “Prokuroria e Tiranës është kthyer në institucion familjar të Ermonela Felajt”, duke i thënë se “ligjin e miratuat ju në 2019″.

“Nëse ju që keni miratuar një ligj të ri në 2019, i cili vjen pas reformës në drejtësi mendoni se duhet ndryshuar, mund ta ndryshoni jeni të lirë, jemi dakord. Ne e kemi pasur këtë shqetësim, në Komisionin e Karrierës është diskutuar kjo gjë”, tha kreu i KLP-së.

Ndërsa shtoi: “Unë personalisht nuk do të ngrija dorën për të dhënë një vendim kur jam 100% i sigurt që Gjykata Administrative mua do të ma rrëzojë.”

Alfred Balla: “Në lidhje me katër anëtarë të familjes së një deputeteje. Ne nuk i lidhim emrat dhe mbiemrat e prokurorëve me deputetë, disa i dimë dhe disa nuk i dimë kush i kanë lidhjet apo si i kanë me deputetët. Por neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale, duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni.

Ne kemi diskutuar dhe rasti i fundit mqs e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë.

Nëse ju që keni miratuar një ligj të ri në 2019, i cili vjen pas reformës në drejtësi mendoni se duhet ndryshuar, mund ta ndryshoni jeni të lirë, jemi dakord.

Ne e kemi pasur këtë shqetësim, në Komisionin e Karrierës është diskutuar kjo gjë. Ne si pengesë ligjore nuk kemi, ia kam bërë pyetje edhe anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë i thashë “Tani kemi hallin e moralit apo të zbatimit të ligjit”, unë personalisht nuk do të ngrija dorën për të dhënë një vendim kur jam 100% i sigurt që Gjykata Administrative mua do të ma

Scroll to Top