Endrikun e kapin ‘ethet’ e nominimit, zbulon pengun

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Endrik Beba është optimist që do t’i shpëtojë eliminimit të sotëm nga shtëpia e “BBV”. Në një bidesë me Romeon në oborrin e shtëpisë, ai tha se nëse ndodh e kundërta, ai shprehet se të paktën arriti t’i tregojë publikut se ka talent në këndim.

“Nëse qëndroj do ndryshoj komplet. Nëse është e shkruajtur të iki të paktën kam treguar që kam talent në këndim. Një nga gjërat që doja të arrija e arrita. E di që duhet të kisha luajtur dhe unë”, tha ai.

Kujtojmë se mes tij, Eglës dhe Françeskës, publiku do të votojë banorin që do të lërë sot përfundimisht garën për çmimin e madh.

Scroll to Top