JiL.al - Jeto i Lumtur

Erjola gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon vëllai i saj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në shtëpinë e ‘BBV3’. Pasi Erjola thuri një ‘kurth’ për Ilnisën dhe Meritonin, gjithashtu i gatoi atyre ‘hallvën e vdekjes’ dhe tha se Ilnisës në veçanti t’ia nxijë jetën sa të jetë brenda shtëpisë.

Ilnisa u prek pafund prej kësaj situate të krijuar, ku u shfaq e përlotur dhe në një moment përmendi familjen dhe vajzën e saj në veçanti, sesi mund të ndihen ata pas gjithë asaj skene që panë.

Menjëherë ka ardhur një reagim ‘ironizues’ për Erjolën nga vëllai i Ilnisës i cili nëpërmjet një postimi në Instastory me Anaisin, vajzën e Ilnisës shkruan: ‘Me Anaisin për një tortë sot. Për shëndet e jetë për të ëmën e saj dhe motrën time.’

Erjola gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon
Scroll to Top