Ermiona bën ‘kupidin e dashurisë’, tenton të bashkojë çiftin Luiz-Kiara, ja çfarë i kërkoi moderatores

Jil
Jil
3 Min Read

Megjithëse ditën e djeshme e cilësoi “dhunë” veprimin e Luizit ndaj Kiarës, sot Ermiona Lekbello po bën ‘çmos’ që ta ribashkojë sërish çiftin.

Thuajse gjatë gjithë ditës, Luizi ka qëndruar në krevat, pasi Kiara ishte e mërzitur me të, ndërsa Emriona ka qenë ajo që i ka kërkuar moderatores që të bëjë një hap drejt Luizit.

Sot, Ermiona e cilësoi “asgjë” atë që ndodhi pasditen e djeshme, duke ia kërkuar si nder Kiarës që të afrohet me Luizin.

Gjithashtu Ermiona i tha Kiarës se ka shkuar dje në dhomën e rrëfimit dhe përgjigja që ka marrë ishte “kjo është loja.”

Ermiona: Nuk është e logjikshme, edhe ti po vdes ta shikosh, kot fare. Bëje për Jonën këtë radhë. Ka një Prime përpara.

Kiara: Pas Prime-it, do flasim.

Ermiona: Jo, pas Prime-it, duhet para. Duhet para, e kupton si do të jetë ky në Prime? Bëje për Jonën.

Kiara: Është një gjë që po e bëj për vete dhe për atë, ia thashë dje pse-në. Nuk është çështje bëje për Jonën.

Ermiona: Po nuk ka ndodhur asnjë gjë mi, është kokfortësi, asnjë gjë s’ka ndodhur.

Kiara: Mbase për ty s’ka ndodhur gjë, por për mua ka ndodhur diçka.

Ermiona: Këtu brenda gjërat janë ndryshe, nuk jeni jashtë, e kuptoj.

Kiara: Nuk ka kuptim edhe të rrijë shtrirë në krevat.

Ermiona: Nuk është produktiv nëse ti i ke thyer zemrën.

Kiara: Shumë mirë, ta mendojë më mirë herë tjetër kur ta bëjë një gjë, se edhe unë lëndohem, nuk lëndohet vetëm ai.

Ermiona: Gjëndjet emocionale tuajat, janë ndryshe. Ai Prime mund të humbi shumë pikë, se do dali atje.

Kiara: Për çfarë do humbi pikë, se nuk jemi ndarë. Do kalojë, më beso, do flasim prapë. Thjesht është moment.

Ermiona: Jona nuk do rrijë përgjithmonë këtu, mendoje atë që të thashë. Unë shkova aty brenda, i pyeta, kjo është loja më thanë.

Edhe ato u vërtitën rreth jush, se po të ishte ai aty… U mblodhën të gjithë aty, edhe gocat me cigare e kështu gjërash, ta shtuan më shumë trysninë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *