Ermiona Lekbello tregon arsyen pse u largua nga Big Brother Vip?

Jil
Jil
2 Min Read

Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello ka qëndruar ende në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka rrëfyer në një intervistë detaje nga jeta e saj, të cilat nuk i kishte bërë publike deri më sot.

Ermiona ka treguar për vështirësitë që ka kaluar gjatë shtatzanisë, të cilën e ka kaluar vetëm pjesën më të madhe të kohës, gjë e cila nuk ka qenë aspak e lehtë për të siç tregoi vetë ish-konkurrentja e “Big Brother Vip.”

“Unë kam zgjedhur të jetoj vetëm dhe më pëlqen qetësia ime, mbase kjo ishte arsyeja pse u largova nga “Big Brother” se mbase nuk kisha ndonjë kimi të fortë me personat që ishin brenda. Unë e kam kaluar shtatzaninë në Amerikë dhe Elisa ka lindur në Los Angeles, ishte momenti më kulminant i imi, do e përsërisja 100 milion herë të tjera sepse vajza ime nuk është vetëm dashuri pa kushte por është edhe mësuesja ime për shumë gjëra më ka bërë të përgjegjshme në jetë. Elisa është mikja, motra mamaja ndonjëherë bëhet edhe burri i Jonës. E përjetova shtatzaninë pa prindërit e mia afër por kisha njerëz të mirë që më ndenjën afër në ato moment dhe Amerika të jep mundësi që ta përballosh, nuk ishte aq e frikshme sa e mendova. Ishte një eksperiencë që më dha pjekuri në një moshë të vogël. Ishte edhe babai i Elisës por ai punonte në një vend shumë larg dhe Elisës iu përkushtova unë 80%.”- tha Ermiona Lekbello në “S’e Luan Topi”.NOA.AL

Lexo të radhës

Zbulohet rasti i rrallë, 29-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë..

Luizi: Po të mos kishin qenë Kiara dhe Dori, unë dhe Olta do ishim çifti perfekt!

Nëna të dashura, mos jepni leksione pa e mësuar vetë leksionin më parë!

Aksidentohet autobusi me futbollistë, 12 lojtarë të plagosur, 3 rëndë..

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *