JiL.al - Jeto i Lumtur

“Errësirë E Bukur”.. Poezi Nga Gonzalo Rojas…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmë natën të preka dhe të ndjeva
pa ju dashur dorës të largohej matanë dorës,
as trupit pa ju dashur të largohej, as veshit:
në mënyrë thjesht njerëzore
të ndjeva.
Pulsuese
si gjaku, apo si ré
shëtitëse,
në shtëpinë time, në majë të gishtave,
errësirë që ngjitet, errësirë që zbret
bridhje, shkëndijëlënës e.

Vrapoje në shtëpinë time prej druri
duke hapur dritaret
frymëmarrjen ta ndjeva tërë natën,
bija e thellësive, e heshtur,
kryeneçe, kaq e tmerrshme, kaq e bukur
sa çdo gjë që ekziston,
për mua, pa flakën tënde, nuk do të ekzistonte.

 

 

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top