Euro pëson rënien drastike, ekspertët tregojnë faktorët

Jil
Jil
1 Min Read

1 euro po këmbehet tashmë me 106.44 lekë, nga 107.6 që ishte kursi në fundjavë duke u zhvlerësuar me 0.30 lekë. Pikën më të ulët euro e arriti në 9 qershor duke u këmbyer me 105.62 lekë.

Ndërkohë dollari vijon të këmbehet poshtë kufirit të 100 lekëve. Monedha amerikane gjithsesi u forcua në krahasim me fundjavën duke u këmbyer me 98.15 lekë, pra 0.35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ekspertet shprehen se bumi i turizmit është një nga faktorët kryesorë që euro sidomos gjatë sezonit maj – shtator ka një tendencë për tu zhvlerësuar për shkak të prurjes së lartë.

Por, monedha europiane vijon të ketë trend negative që nga shtatori i vitit të kaluar, kur këmbehej me 120 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë vendi ynë ka përmirësuar pozicionin e jashtëm tregtar, ndërsa flet për rritje të investimeve, remitancave dhe përmirësimin e deficit korrent.

Edhe pse banka europiane ka rritur normën e interesit sërish në 3.5% duke qenë kështu në një nga nivelet më të larta që nga viti 2011, kjo nuk ka sjellë forcim të saj në tregun e brendshëm.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *