
Përmes një postimi në Instagram, Ledri ka publikuar një fotografi të realizuar përkrah Duas, e cila është shoqëruar me një mbishkrim emocional: “Faleminderit që je shqiptare”.
Kjo fjali e thjeshtë, por plot kuptim, ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjete sociale, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente përkrahëse nga fansat.
Ky gjest i Ledrit është vlerësuar si një shprehje mirënjohjeje ndaj Duas për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në skenën ndërkombëtare, si dhe për përkushtimin e saj në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në botë.
Të dy artistët janë ndër emrat më të dashur të publikut shqiptar dhe momenti i tyre i përbashkët ka emocionuar shumë ndjekës në rrjete sociale, veçanërisht gjatë një ngjarjeje të rëndësishme si “Sunny Hill Festival”.