Falsifikoi vdekjen në Shqipëri, diplomohet Davide Pecorelli

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Davide Pecorelli u diplomua si IT në Universitetin e Città Di Castello, Perugia, me rezultatin 79/110. Sipërmarrësi 48-vjeçar – i cili në vitin 2021 falsifikoi vdekjen e tij për 9 muaj të gjatë duke u strehuar në Shqipëri, më pas u gjet në anijen e mbytur në ishullin Montecristo në kërkim të një thesari, mbajti dhe një fjalim. about:blank

Pecorelli iu kthye historisë së tij personale, duke rrëfyer se kush ishte para se të nisej për në Shqipëri dhe të zhdukej: Isha një biznesmen i vetmuar, i zhytur në borxhe, me dy falimentime dhe nuk mund të paguaja as benzinën e makinës time. Edhe sot pasuritë e mia janë sekuestruar të gjitha. Kur filloi kriza ime, kisha mbi supe 50 punonjës dhe për rrjedhojë 50 familje. Kur nuk mund t’i paguaja në fund të muajit, u ndjeva tmerrësisht keq. Nuk është e drejtë që një njeri dhe një sipërmarrës të humbasë dinjitetin në këtë mënyrë.

Në mënyrë të pashmangshme Davide Pecorelli foli më pas për situatën e tij me ligjin: seanca paraprake në Shqipëri do të zhvillohet më 24 korrik, ku hetuesit e akuzojnë për mashtrim, përdhosje të varrit, simulimit të krimit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

“Jam gati të kryej dënimin për krimet që kam bërë në Shqipëri për krimet që kam bërë në atë vend. Tashmë kam dëmshpërblyer shumë njerëz, por është e drejtë që të shpaguhem edhe me borxhin që i kam shtetit shqiptar.”

Scroll to Top