Familjarët e Endrik Bebës të cilët menaxhojnë tashmë rrjetet e tij sociale, përmes një postimi kanë reaguar lidhur me një deklaratë të bërë sot nga Sara në një bisedë me Albi Nakon, ku pretendon se ka qenë e fejuar me këngëtarin.
“Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë”, tha ajo.
“Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin”, tha ajo.
Ata kanë hedhur poshtë një gjë të tillë ndërsa kërkojnë nga produksioni t’i japë mundësi Endrik Bebës ta sqarojë edhe ai vetë publikisht këtë deklaratë të pavërtetë të bërë nga banorja.
“Miq të dashur! Ndjejmë detyrim të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë.
Endriku siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë, nga e cila ka një djalë; siç pranoi lidhjen e re, nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund ta kishte pranuar edhe fejesën, nëse do ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë ta ketë mundësinë ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit!” – shkruhet në postimin në InstaStory.