
Sot, familja e këngëtarit të njohur Bardhi përjeton një humbje të dhimbshme. Artisti ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm që e ka prekur thellë: ndarja nga jeta e gjyshes së tij të dashur.

Përmes një postimi të thjeshtë, por të mbushur me emocione në rrjetin social Instagram, Bardhi ka publikuar një fotografi nga varrezat, ku shfaqet momenti i fundit i lamtumirës, duke e shoqëruar me disa fjalë të ndjera.
“Lamtumirë gjyshe”. Ky përshkrim i shkurtër, por i fuqishëm, tregon lidhjen e ngushtë që këngëtari ka pasur gjithmonë me gjyshen e tij.