Popullariteti i edicionit të këtij viti të BBV ka bërë që shumë njerëz të lidhen shumë fort me personazhet e tyre të preferuara.
Një rast i tillë i ka ndodhur edhe moderatores Kiara Tita, ku një fanse ka zgjedhur që ti vendosë emrin e saj vajzës.
Ajo i ka dërguar ish-banores një buqetë me lule, foton e vajzës dhe një letër ku i tregon sa shumë e vlerëson për mesazhin që ka përcjell në Big Brother VIP.
“Kam qarë pafund. Me jetë të gjatë Kiara vogël”, ka shkruar Kiara Tito sipër fotos së publikuar në InstaStory.