Koreografi Albi Nako i ka dhënë një sfidë Fatjonit që të puth Artën në buzë.
Arta i thotë Fatjonit se nuk e ka problem dhe mund ta realizojë dënimin. Ndërkohë që dyshja bashkon buzët për sfidën banorët dëgjohen duke brohoritur: “Sa bukur”. Por Albi i thotë atyre që puthja duhet të kishte zgjatur 5 sekonda dhe dyshja puthen përsëri duke numëruar sekondat.
Pasi dënimi përfundon Fatjoni i thotë Albit:
Duhet të më kishe dënuar shumë keq, më dhe dënimin më të bukur.