Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të gjitha femrat janë të mrekullueshme, mirëpo disa megjithatë janë më të mira ndër të mirat.
Mësoni se midis cilave shenja të horoskopit fshihen femrat më të mira për martesë!
Gaforrja
Kur njëherë e bëni për vete Gaforren, ajo do t’ju dashurojë pothuajse pa kurrfarë kushtesh dhe do të jetë e gatshme madje edhe në fund të botës të shkojë me ju dhe për shkak tuajin. Pasi është e prirë për përjetime dramatike të çdo gjëje në jetë, ajo do t’jua bëjë jetën interesante. Femrës së tillë çdo mashkull do t’i shkonte në përqafim pas një dite të lodhshme në punë! E gjitha që ju pret ta bëni është ta përkëdhelni, të jeni të kujdesshëm dhe të jeni të sinqertë.
Tipari i saj mё i theksuar ёshtё posesiviteti, i cili ёshtё i palёkundur, por jo agresiv. Thellё nё zemrёn e saj, ajo e di, se nuk ka rëndësi se sa larg do tё shkoni për të ndjekur ëndrrën tuaj, ju gjithmonë do të ktheheni përsëri dhe ajo do të jetë aty duke pritur me durim. Sytë e saj do të vazhdojnë të jenë tё bukur, kuzhina do tё mbajё erë gatimesh me erёza tё kёndshme.
E vёrteta ёshtё qё pasi tё keni fituar femrёn e shenjёs sё Gaforres, ajo nuk do t’ju lejojё tё largoheni prej saj, pёr aq kohё sa ajo tё jetojё.
Është totalisht e padrejtë të lozni me zemrёn e kësaj vajze, sepse ajo do t’ju dashurojё, do t’ju respektojё e dёgjojё dhe ndoshta do t’ju bezdisё pak me pёrkushtimin e saj tё sinqertё. Pse mos ta inkurajoni njё dashuri të tillë të rrallë dhe t’ia ktheni me tё njёjtёn monedhё?
Ajo urren që të kritikohet, ajo lёndohet thellë nga talljet dhe ajo nuk mund ta durojё dot refuzimin.
Për të fëmijët janë të shenjtë dhe gjithmonë nevojat e tyre do t’u japë përparësi.
Luani
Luanesha është shumë e shkathët, femër dhe luftëtare e vërtetë. Ajo kërkon bashkëshortin të jetë i ngjashëm me karakterin e saj, andaj pranë saj askush nuk do të jetë vetëm një njeri i zakonshëm, por një supremen! Në mendjen e saj, ajo nuk është aspak shprehja “ femra- seksi i dobët”. Ajo është inteligjente, e mprehtë, e fortë, e aftë, por edhe shumë femërore në të njëjtën kohë.
Është e rëndësishme të mbani mend se një femër e shenjës së Luanit mund të shkaktojë një stuhi të vërtetë dhe ndërkohë të pretendojë se është e ëmbël dhe e padëmshme si një ëmbëlsirë me xhelatinë.
Luanesha nuk është një vajzë e ndrojtur dhe e turpshme. Ajo ndjen se është e natyrshme që meshkujt ta vlerësojnë dhe të mahniten prej saj. Ajo mund t’i inkurajojë komplimentet e meshkujve dhe të kënaqet nga flirtimet e pafajshme, sepse nevoja thellë brenda saj për duartrokitje dhe miklim, mbulon frikën e çuditshme që ajo nuk është mjaftueshëm femërore.
Besoj se ju tashmë e keni gjetur cila është dobësia e saj e fshehtë: t’i bëni qejfin në çdo moment. Dhe tani është koha të mësoni edhe një tjetër sekret, në qoftë se keni ndërmend të martoheni me të: jepini asaj hapësirë, lejeni atë të lirë. Një formulë e përkryer për sukses në një lidhje dashurie me një femër të kësaj shenje është të zbusni luaneshën.
Ajo për fëmijët e vet do të luftojë si luaneshë. Mjerë ai i cili provon t’u bëjë ndonjë të keqe, apo diçka të pakëndshme. Nga ju pret vetëm që ta admironi, dhe e meriton këtë. Si një nënë, ajo do të derdhë dashurinë për fëmijët e saj me bujari dhe ngrohtësi mbi ta.
Bricjapi
Ajo që çdo mashkulli të zakonshëm ia thyen kurrizin, kjo damë do ta bëjë në mënyrë aq të pavërejtur dhe të dinjitetshme, sa që do të pyeteni sa e meritoni fare atë? Me të çdo ditë bëhet gjithnjë e më e mirë se tjetra. Ajo jeton duke fantazuar, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë dhe e di mirë se çka pret prej çdokujt.
Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën. Nëse keni nevojë për të, gruaja Bricjap me kënaqësi do të vazhdojë të punojë për t’ju ndihmuar të rriteni profesionalisht dhe arrini suksese mё tё mёdha- ajo do ta bёjё kёtё me kёnaqёsi. Megjithatë, ajo është më e lumtur duke shijuar pozitën e saj si gruan tënde, me kusht që ky pozicion tё jetё i mirё dhe tё ketёsiguri të mjaftueshme financiare.
Është e vështirë për të që të jetё e qetё në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë tё Bricjapit, ndonёse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kёnaqet rastёsisht.
Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mёnyra e hijshme qё ka. Mirëpo, me durim ndihmojeni grua tuaj Bricjap ta kapërcejё mungesën e besimit personal. Kryeneçësia mund të jetë një nga tё metat e saj, por ajo nuk është gёrnjare apo e bezdisshme.
Si nënë do të jetë e ashpër, por e drejtë. Ajo rritë fëmijë fitimtarë dhe sundues. Do t’i edukojё fёmijёt me ndjenjёn e kursimit dhe respektit. Mund të jetë pak e rreptë dhe mospërfillëse për dhembjet qё mund tё kalojnё ata gjatё rritjes, por ajo do të jetë një audiencё e zjarrtё për arritjet e tyre.