Festivali “Muaji i Mërgatës” ngre kallëzim penal kundër këngëtarit G-Bani për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndërkombëtare

Jil
Jil
2 Min Read

Kjo u bë e ditur për gazeta demos nga përfaqësuesit ligjor të festivalit, avokatët Gent Gjini e Blend Gjini.

G-Bani ishte planifikuar të performonte në edicionin e sivjetmë të festivalit, por pas sjelljeve të tij të papranueshme dhe deklaratave fyese ndaj kosovarëve, menaxhmenti ka vendosur që ta anullojë pjesëmarrjen e tij dhe ta shpallë “non grata” në ngjarje.

Pas këtij vendimi, artisti ka reaguar në rrjetin social TikTok, ku sipas organizatorëve, ka shpërndarë një video me fjalë fyese dhe nxitëse ndaj qytetarëve të Kosovës, duke thënë ndër të tjera: “Juve ju kanë shtypur, ju jeni racistë, mirë ju kanë bërë, e keni merituar të shtypeni”.

Këto deklarata janë konsideruar si ofenduese, përçarëse dhe nxitëse të urrejtjes ndërkombëtare, gjë që ka shtyrë organizatorët që t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë. Ata e cilësojnë këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj qytetarëve të Kosovës, por edhe ndaj vetë festivalit dhe misionit të tij për bashkimin e shqiptarëve kudo që janë.

Si provë, kallëzimi përfshin edhe videon e postuar nga artisti në TikTok, e cila tashmë është pjesë e dosjes në Prokurori. Festivali “Muaji i Mërgatës” kërkon që G-Bani të hetohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe urrejtjes kombëtare, e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania